Elbasani pensionon numrin 27 në nderim të Fatjon Bunjakut
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Elbasani pensionon numrin 27 në nderim të Fatjon Bunjakut
New Project - 2026-06-09T163746.100
09/06/2026 - 18:38
Linku u kopjua

Klubi i futbollit AF Elbasani ka marrë një vendim të madh për të nderuar kujtimin e ish-futbollistit të tyre, Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku.

Në mesazhin prekës të klubit, ku shprehet mirënjohja e thellë për kontributin e tij, ndër të tjera thuhet:

"Homazhet për Fatjon Bunjakun përfunduan, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e familjes sonë. Çdo lule, çdo mesazh ngushëllimi dhe çdo lutje e ardhur nga qyteti i Elbasanit iu përcoll familjes së tij në Kosovë, si dëshmi e dashurisë dhe respektit që Fatjoni fitoi mes nesh."

Klubi ka theksuar se prania e tij do të ndihet në çdo hap të rrugëtimit të tyre të mëtejmë:

"Ndërsa klubi vazhdon rrugëtimin e tij, Fatjoni do të jetë i pranishëm në çdo ndeshje, në çdo sukses dhe në çdo emocion që do të përjetojmë së bashku. Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub."

Ky gjest i rrallë tregon respektin e madh që ish-sulmuesi gëzonte në radhët e skuadrës dhe te tifozët.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026