Elbasan, regjistrohen 6 raste të reja me AIDS
Gjashtë raste të reja janë regjistruar këtë vit më HIV/AIDS në qarkun e Elbasanit, ndërsa të infektuar në total llogariten 132.
Mjekja Elena Bibaja thotë se kryesisht rrugët e transmetimit janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.
“Ne bëjmë apel që personat të cilët dyshojnë, të vijnë të testohen. Testi i HIV është pa pagesë. Çdo person përveç testit merr dhe këshillimet e duhura për sëmundjen, por edhe për sëmundje të tjera infektive. Çdonjëri nga ne është i prekshëm nga HIV/AIDS. Nuk ka njerëz të rrezikshëm, por ka sjellje të rrezikshme që çojnë në prekjen”, tha Bibaja.
Sa i përket statistikave, pjesa më e madhe e të prekurve me HIV/AIDS janë meshkuj dhe më pak femra.
Për sa i përket moshës, në qarkun e Elbasanit janë 28 persona të prekur me HIV/AIDS nga mosha 25-34 vjeç, 30 persona të prekur të moshës 35-44 vjeç dhe 22 të prekur të grup-moshës 45-54 vjeç.
Ndryshe, aktivitete sensibilizuese u shënuan në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS në Shqipëri, të cilat kanë qëllim informimin për mbrojtjen nga sëmundja e cila kryesisht transmetohen nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. /tch
10 raste të reja me HIV në Kosovë - KosovaPress