Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan
Lexohet për: 1 min.
353918874_194579896565056_2983532396734447783_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në kampin “Belvedere” në Mitrovicë u ekspozua armatimi, i cili është konfiskuar mbrëmë në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.

Në veturë ka pasur sasi të madhe të armëve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshirë: zolla, osa, eksplozivë, armë automatike, sasi të konsiderueshme të municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Për armatimin e konfiskuar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se pajisjet kanë pasur për synim aksione terroriste./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/svecla-armatimi-i-sekuestruar-kishte-synim-aksione-terroriste/
https://kosovapress.com/admin/svecla-zbulohet-sasi-e-madhe-e-armatimit-ne-veri-policia-parandaloi-sulm-terrorist/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025