Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor këtë vit, me pushuesit që dynden në vendin ballkanik – falë Rivierës së saj mahnitëse bregdetare, shkruan Zinara Rathnayake në një artikull të botuar në “The National”.
Vitin e kaluar, vendi mesdhetar priti mbi 10 milionë vizitorë dhe unë pata fatin të jem njëri prej tyre.
Me një popullsi prej rreth 200 000 banorësh, Shkodra shpesh është vendpushimi për vizitorët midis Malit të Zi dhe Alpeve shqiptare të mbuluara me bore.
Por, qyteti ia vlen të eksplorohet për shtigjet e tij që të çojnë në Kalanë 400-vjeçare të Rozafës – ku dy lumenj formojnë shirita përgjatë peizazhit përreth.
Një shëtitje me varkë 70-minutëshe nëpër kanionet e larta të rezervuarit të Liqenit të Komanit më çoi në “Neomalsore Agrotourism”, një bujtinë në malet veriore.
Shtëpia në fermë ka qenë në pronësi të familjes Koçeku për disa breza – dhe ofron një pamje nga një liqen blu smerald i rrethuar nga shkëmbinjtë e thyer.
Bujtina është vetëm një nga shumë akomodime të reja në fermë – të drejtuara nga familjet që përqafonin mënyrën rurale të jetesës në Shqipëri, zakonet e kuzhinës dhe mikpritjen tradicionale.
Agroturizmi po ndihmon për të vendosur Shqipërinë rurale në hartën e turizmit duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja ekonomike.
Marjana Koçeku ishte vajza më e vogël – e cila më priti me një gotë raki të bërë vetë.
Ajo më tregoi se shumë turistë vizitonin zonën për një udhëtim ditor, por që kalimi i disa netëve u lejonte njerëzve të shijonin vërtet stilin e jetesës së ngadaltë dhe të qëndrueshme lokale.
Më pas, qyteti i rradhës ishte Berati, një vend 2400-vjeçar i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Këtu, Lumi Osum kalon pranë qytetit dhe lagjja e vjetër e qytetit strehon rezidenca të epokës osmane me çati të kuqe qeramike, mure të bardhë dhe dritare prej druri.
Në majë të një kodre të pjerrët aty pranë ndodhej Kalaja e Beratit, një kështjellë e shekullit të XIII me mure të lashta të ruajtura, kisha, banesa lokale të kthyera në shtëpi dhe restorante.
Berati mund të jetë i mbushur plot me vizitorë, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Restoranti ishte i rrethuar nga vreshtat e rrushit dhe stafi më shërbeu një drekë tradicionale me mish deleje të pjekur në skarë dhe perime të stinës.
“Koncepti i agroturizmit i ndihmon vendasit të promovojnë zonat rurale si destinacione tërheqëse udhëtimi”, tha pronari Petrit Fiska.
Një kënaqësi e madhe i pret të gjithë ata – që janë në kërkim të aktiviteteve në natyrë dhe vendstrehimeve të qeta në të gjithë fshatin shqiptar.
Në Rubik, një qytet i vogël në jug të Shkodrës, qëndrova për gati një javë në një kasolle komode prej druri në “Baven-Toven Naturae”.
Nikolli tani drejton bujtinën me ndihmën e prindërve dhe gjyshes.
“Kam punuar për shumë vite në Itali dhe kam investuar kursimet e mia për të ndërtuar këtë vend. Ishte një sakrificë”, tha ai.
Gjyshja e Nikollit më përshëndeste çdo mëngjes me një buzëqeshje dhe një ekspres.
Mëngjesi ishte vendas dhe sezonal me byrek, pispili dhe petulla të servirura me reçel fiku.
I mbushur me vendas, ky restorant shërbente qofte tradicionale, speca të mbushura dhe pilaf./atsh/