Ekskluzive/ Ermir Rashica lë futbollin kosovar, ja ku do ta vazhdojë karrierën
Lexohet për: 1 min.
Ermir Rashica
1 vit më parë
Linku u kopjua

Futbollisti kosovar Ermir Rashica ditë më parë bëri të ditur se është larguar nga skuadra e Trepçës ’89, duke falënderuar skuadrën mitrovicase për bashkëpunimin e deritanishëm.

Përshëndetje të nderuar familjarë, miq e bashkëlojtarë. Në përmes këtij postimi dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit Kf Trepça '89. Dua të falenderoj kryesinë, trajnerat dhe bashkëlojtarët me te cilët punuam bashkë këto katër vite, dhe një falenderim i veçantë shkon për kryetarin e klubit Z.Abedin Zeka. Shihemi së shpejti.”, shkroi Rashica në profilin e tij në Facebook.

Të ardhmen e tij Rashica do ta vazhdojë në futbollin Shqiptar. KosovaPress mëson se Rashica ka arritur marrëveshje me skuadrën e Skenderbeut dhe zyrtarizimi do të ndodhë brenda pak ditësh.

Skenderbeu ishte pjesë e Divizionit të Dytë të futbollit shqiptar sezonin e kaluar, ndërsa nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore pasi që u shpall kampion i Divizionit të Parë.

Ndryshe, Rashica verën e kaluar ishte ftuar nga Interi në prova pas paraqitjeve të mira të tij në futbollin kosovar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025