Kroacia u eliminua për shkak të teknologjisë “Snicko”
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kroacia u eliminua për shkak të teknologjisë “Snicko”
Kroacia u trondit nga një tjetër vendim i diskutueshëm i VAR-it në Kupën e Botës 2026, pasi barazoi në minutën e fundit kundër Portugalisë.
Portugalia mendoi se e kishte fituar ndeshjen kur Goncalo Ramos shënoi me kokë në minutën e 94-të, duke e bërë rezultatin 2-1.
Por Kroacia vazhdoi të mos dorëzohej duke kërkuar barazimin, synim ky që u duk se u arrit në minutën e 103-të kur Josko Gvardiol shënoi nga afërsia, por jo.
Teknologjia Snicko brenda topit, e cila mund të zbulojë edhe prekjet më të vogla, zbuloi se Igor Matanovic kishte prekur topin me kokë derisa ishte në pozitë jashtë loje.
Gjyqtari Espen Eskas u thirr për të patë situatëmn në monitor një veprim jonormal për një vendim pozicioni jashtë loje dhe më pas e anuloi golin, duke e dërguar Portugalinë tutje.
Tifozët e zemëruar të Kroacisë reaguan duke e mbushur fushën me shishe uji në shenjë proteste, duke shkaktuar një vonesë në rifillimin e ndeshjes, derisa Ivan Perisic shkoi për të biseduar dhe për t’i qetësuar ata.
KosovaPress