Ekipi olimpik i Kosovës udhëton drejt Pekinit
Lexohet për: 1 min.
13-Ekip
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi i sportistëve olimpik të Kosovës ka udhëtuar sot drejt Pekinit të Kinës, ku nga data 4 deri më 20 shkurt do të zhvillohen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore.

Ekipi olimpik i Kosovës, që përbëhet nga dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, u nisën sot drejt Kinës nga aeroporti “Adem Jashari”, ku me ta ishin edhe trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka, përcjell KosovaPress.

Për shkak të masave kundër Covid-19, të katër anëtarët e ekipit olimpik kanë pranuar dy teste negative, kurse një tjetër test do t’iu bëhet kur të arrijnë në aeroportin e Pekinit.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të ekipit kosovarë në Fshatin Olimpik, atyre do t’iu nevojitet që të testohen çdo ditë.

Para nisjes drejt Pekinit, trajneri Agim Pupovci është shprehur optimist se të dy garuesit do ta përfaqësojnë në mënyrë të denjë Kosovën në këto Lojëra Olimpike Dimërore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024