Ekipi në nëndetësen e zhdukur ka oksigjen vetëm edhe për 40 orë
Lexohet për: 2 min.
titan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Garda Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, ka thënë se pesë personave që janë në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik, u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për 40 orë.

Nëndetësja e zhdukur i dërgon turistët në zonat e thella të Atlantikut për t’i parë pjesët e fundosura të Titanikut.

Radio Evropa e Lirë shkruan se kapiteni amerikan, Jamie Frederick, ka thënë se supozohet se në nisje, nëndetësja Titan mund të ketë pasur rezerva oksigjeni për 96 orë.

Nëndetësja e ka humbur komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundllendit në Kanada.

https://kosovapress.com/admin/zhduket-nendetesja-me-turiste-te-cilet-po-vizitonin-reliket-e-titanikut/

Në nëndetëse janë miliarderi britanik, Hamish Harding dhe katër pasagjerë tjerë.

Kompania OceanGate që mundëson këtë udhëtim, u kërkon pasagjerëve 250.000 dollarë për t’i parë nga afër pjesët e fundosura të anijes së famshme.

Pjesëmarrësit udhëtojnë rreth 595 kilometra me një anije të madhe, përmbi Titanik, dhe më pas e nisin një zhytje tetëorëshe me nëndetësen Titan, për të arritur në thellësi./REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025