Shqetësimet për praninë e qenve endacakë në hapësirat publike janë rritur sërish në Mitrovicë, pas disa rasteve të raportuara së fundmi që kanë ngjallur reagime të qytetarëve dhe përfaqësuesve lokalë.
Shqiptar Shaljani e ka cilësuar situatën si alarmante për sigurinë publike, duke kërkuar ndërhyrje më të shpejtë institucionale.
Edhe Nuhi Mehmeti e ka cilësuar gjendjen si shqetësuese, duke theksuar nevojën për funksionalizimin e strehimoreve për kafshët endacake.
“Është shumë keq. Shumë keq, por duhet të merren me këtë punë një strehimore ku është. Po, paraqet rrezik. E kanë sulmuar para dy ditësh, thanë që njërin e kanë masakruar”, tha Mehmeti.“Vërtet po na terrorizojnë. Në prill të vitit që shkoi, në mëngjes duke e nisur ditën me kafe, mua më ka kafshuar qeni dhe më ka shpëtuar policia. KFOR-i i ushqen qentë dhe është shumë indiferent. Në fakt, pjesën më të madhe të fajit e ka KFOR-I, sepse i ushqen dhe kur qentë na kërcënojnë, ata na shohin sikur po shohin ndonjë film apo sikur po kënaqen. Domethënë, pjesën më të madhe të fajit e ka KFOR-i, këta që po rrinë te ura. Kushdo qofshin, këta janë fajtorët. Është dashur të ndodhë kjo fatkeqësi me Badin, kolegun tonë, shokun tonë, qytetarin tonë, që të mos i shohim më qentë në rrugë. Përshtypja jonë është se po bëhet biznes me këta qen. Një mëngjes zgjohesh dhe sheh që kanë ardhur 70 qen të rinj dhe ku ta dish se nga cili qytet i kanë marrë e i kanë sjellë te ne. Pastaj i marrin nga qyteti ynë dhe i çojnë diku tjetër. Unë nuk e di ku i kanë çuar këta qen që dje ishin ndoshta 70 apo 90, ndërsa sot kam parë vetëm tre deri tani. Diku në një qytet tjetër i kanë çuar dhe me siguri ka për të ndodhur ndonjë telashe ashtu siç i ndodhi Badit. Tjetra, kur është votuar ky ligj, nuk e di, mor burrë, pse e kanë votuar pa i ditur rrethanat se ku jemi e si jemi. Mund të ndodhë që ka qenë e mirëmenduar që dy, tre, pesë apo 20 veta të marrin rroga e të na e nxijnë jetën neve. Vërtet terror! O Zot, kur do të përfundojë kjo dhunë psikologjike e qenve ndaj nesh? Nuk e di a është marrë dikush me statistika brenda Republikës së Kosovës se sa njerëz janë kafshuar nga qentë. Sepse në fakt, kur të kafshon, lë edhe gjurmë, duhet të marrësh injeksione... E kemi jetën ashtu-ashtu të ngarkuar me punët tona, plus edhe një telashe shtesë. Vërtet është shumë. Ky është fundi. Ka humbur durimi. Unë nuk kam informacione se ku blihet helmi, si e ku tek dhe shyqyr që s'kam. Ej, jemi lodhur. Jemi lodhur, jemi lodhur, vërtet jemi lodhur”- tha Zhitopotoku.