Egbo vendos, ky është formacioni zyrtar ndaj Gjilanit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i derbit mes Prishtinës e Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Prishtina barazoi 0:0 me Feronikelin ’74, kurse Gjilani e mposhti 1:0 Fushë Kosovën, raporton KosovaPress.

Prishtina në këtë ndeshje do të jetë me trajnerin e ri Emmanuel Egbo, i cili është pasuesi i Debatik Currit.

Momentalisht, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina zë vendin e pestë me 13 pikë, krahas Gjilanit që renditet i shtati në kuotën e 11 pikëve.

Takimi i fundit mes Prishtinës e Gjilanit daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

Tanimë trajneri i ri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka publikuar formacionin zyrtar ndaj Gjilanit, dhe atë e gjeni më poshtë. Gjilani ende nuk e ka publikuar formacionin zyrtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024