Edin Kolgeci përfaqëson Kosovën në hapjen e shtëpisë së re të hendbollit në Basel
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Edin Kolgeci përfaqëson Kosovën në hapjen e shtëpisë së re të hendbollit në Basel
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Edin Kolgeci, ka marrë pjesë në një ceremoni madhështore në Basel të Zvicrës, me ftesë të kreut të hendbollit botëror, Hassan Moustafa.
Kolgeci ishte i pranishëm në përurimin e shtëpisë së re të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), një ngjarje që mblodhi elitën e sportit botëror, përfshirë presidentin e nderit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Kolgeci ka shfrytëzuar rastin për të forcuar diplomatikun sportiv, duke zhvilluar takime të rëndësishme me drejtuesit e IHF-
së dhe EHF-së. Një moment i veçantë ishte takimi i ngrohtë me mikun e madh të sportit kosovar, Thomas Bach, i cili u interesua konkretisht për progresin e hendbollit në Kosovë.
Kjo pjesëmarrje konfirmon raportet shembullore që FHK-ja ka ndërtuar me institucionet më të larta të hendbollit evropian dhe botëror, duke e pozicionuar Kosovën si një partner serioz në arenën ndërkombëtare.
KosovaPress