Edhe vajza e Perry i dha lamtumirën Doherty: Zemra në foton e përbashkët të Brenda e Dylan
Lexohet për: 1 min.
l7887l87
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Vajza e aktorit të ndjerë Luke Perry, i cili luante Dylan në serinë “Beverly Hills”, dashuria e madhe e Brenda Walsh, personazhi i bërë i famshëm nga Shannon Doherty, ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së aktores.

Shannon Doherty, e njohur për rolet si Brenda Walsh në "Beverly Hills" dhe Prue Halliwell në "Charmed", ndërroi jetë pas betejës së gjatë me kancerin e gjirit në moshën 53-vjeçare, konfirmoi publicisti i saj të dielën.

Pas lajmit për vdekjen e Doherty, Sophie Perry, vajza e të ndjerit Luke Perry, i bëri homazhe Shannon në Instagram.

24-vjeçarja postoi një foto bardh e zi të Shannon duke buzëqeshur, ndërsa Luke qëndronte duke buzëqeshur pas saj.

Shannon dhe Luke luajtën si Brenda Walsh dhe Dylan McKay në "Beverly Hills 90210" nga 1990 deri në 2000. Luke Perry vdiq në vitin 2019 në moshën 53-vjeçe pas sulmit në zemër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025