Edhe stafi i Sarrit japin dorëheqje te Lazio
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas dorëheqjes së Maurizio Sarrit si trajner i Lazios, të gjithë anëtarët e stafit të tij, përveç Giovanni Martusciello janë larguar gjithashtu nga klubi, ndërsa Igor Tudor pritet të takohet me Claudio Lotiton në orët në vijim.

Lazio konfirmoi dorëheqjen e Sarrit të mërkurën, duke njoftuar se ndihmësi i tij Martusciello do të mbetet në krye të skuadrës në “Stadio Olimpico”, raporton KosovaPress.

Me një deklaratë të dytë në mbrëmjen e sotme, Lazio njoftoi largimin e anëtarëve të stafit të Sarrit, me përjashtim të Martusciellos që do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e radhës të Serie A kundër Frosinones të shtunën.

Mbetet për t'u parë se sa do të qëndrojë Martusciello në klub, duke pasur parasysh se gazetari italian, Matteo Moretto thotë se ish-trajneri i Hellas Verona, Igor Tudor pritet në Romë në orët e ardhshme për të zhvilluar bisedime me presidentin e klubit Lotiton.

Sipas spekulimeve, Lazio pritet t'i ofrojë ish-kroatit një kontratë deri në fund të sezonit me një opsion për ta vazhduar deri në vitin 2025.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025