Edhe një prift rus person “non-grata”, ka kryer “kundërzbulim” nëpër Shkup
Lexohet për: 3 min.
Ambasada_Ruse-780x470
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nuk ka konfirmim nga autoritetet nëse një prifti ortodoks rus i është ndaluar hyrja në Maqedoni të Veriut, përveç tre diplomatëve rusë nga ambasada në Shkup.

Ata u shpallën persona të padëshirueshëm javën e kaluar. Një numër i madh i mediave shkruajnë se person i padëshirueshëm për Maqedoninë është edhe Vasian Zmeev, i cili është prift rus, kryetar i kishës ruse në Bullgari, por edhe përgjegjës për territorin e Maqedonisë.

Sipas shkrimeve, vitin e kaluar ai ka pasur vizita të shpeshta në vend dhe ka pasur takime me përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase.

Lajmi nga Shkupi shkaktoi reagime edhe në Bullgari, në kohën kur në Sofje po diskutohet se kush duhet të emërojë shefin e shërbimeve të inteligjencës dhe kundërzbulimit. Për momentin është presidenti i shtetit, Rumen Radev, por qeveria e Kirill Petkovit dhe Bojko Borisovit duan t’ia heqin këto kompetenca.

Sipas deputetit nga partia e Kirill Petkovit, Atanas Atanasov, kundërzbulimi bullgar bashkëpunon edhe me Rusinë, i cili si shembull e përmendi priftin rus.

“Ai shkon atje për t’i kryer funksionet e kundërzbulimit rus, për të krijuar përçarje në kishën maqedonase. Maqedonia e vogël, me shërbimet e saja, që nuk e di sa efektive janë, zbuloi se prifti rus që jeton dhe shërben në kishën ruse këtu në qendër të Sofjes, merret me inteligjencë në Maqedoni dhe u dëbua prej atje, ai jeton në Bullgari për pesë vjet. E pyes kundërzbulimin bullgar, a nuk u vjen turp?”, tha Atanas Atanasov – deputet nga “Vazhdojmë me ndryshimin”.

Vasian Zmeev u emërua në krye të kishës ruse në Sofje pesë vjet më parë ndërsa disa herë ka qenë edhe në Maqedoni. Prifti rus Antony, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike në Kishën Ruse, ka mbërritur në vend në janar të këtij viti.

Atëherë presidenti Stevo Pendarovski tha se nuk ka asnjë problem me vizitën e mitropolitit rus, përderisa është në kuadër të çështjeve kishtare. Megjithatë, ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin, siç tha, në mënyrë të pamohueshme po përdor diplomacinë kishtare si një nga mjetet e tij në botë për të justifikuar luftën në Ukrainë.

Ndërkohë siç njoftoi MPJ-ja një ditë më parë 3 persona nga ambasada ruse janë shpallur persona non grata, me arsyetimin se kanë shkelur Konventën e Vjenës për sjellje diplomatike. Moska zyrtare njoftoi kundërmasa./ Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024