Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Një shtetas kosovar raportohet se është ndaluar në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – në Mutivodë, nën dyshimet për krime lufte.
Osman Selmani, një shtetas i Kosovës, është ndaluar nga policia serbe derisa po kthehej në vendlindje.
Sipas familjarëve të tij, të cilët e kanë bërë të ditur lajmin, Selmani ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.
Familja e të ndaluarit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e Prokurorisë së Serbisë.
“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.