Edhe lojtarët rivalë kanë filluar të qeshin me Lukakun gjatë ndeshjeve (VIDEO)
Lexohet për: 2 min.
5-Lukaku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lojtarët e Napolit qeshën me Romelu Lukakun pasi ai nuk arriti të kontrollonte topin siç duhet, në humbjen 1:0 ndaj Interit të mërkurën.

Edin Dzeko shënoi golin e vetëm të lojës në pjesën e dytë, për t’ia shkaktuar Napolit humbjen e parë të sezonit, raporton KosovaPress.

Pavarësisht humbjes, Napoli është ende në krye të Serie A me pesë pikë më shumë se vendi i dytë, ndërsa mbetet të shihet se si do t’i kundërpërgjigjet kësaj humbje skuadra e Luciano Spalettit.

Pavarësisht humbjes, sulmuesi i Napolit, Giovanni Simeone, arriti të gjejë një moment ngushëllimi në fatkeqësitë e Lukakut.

Reprezentuesi belg po kalon një kohë të mjerueshme në huazim në “Giuseppe Meazza” nga Chelsea. Lëndimi e ka kufizuar atë të bëjë vetëm pesë paraqitje në Serie A, ndërsa ishte titullarë përkrah Dzekos kundër Napolit.

Matteo Darmian tentoi të bëjë një pasim të shpejtë drejt Lukakut në pjesën e parë për të nisur një sulm.

Lukaku u përpoq të pranonte topin me këmbën e majtë, duke e parë atë të kërcente dhe të dilte jashtë loje.

Kamerat iu drejtuan menjëherë Simeones në bankën rezervë, i cili nuk mundi të mos lëshonte një buzëqeshje masive.

Videon e gjeni më poshtë.

(20) C?c?l i t o on Twitter: "ptdrrrr lukaku https://t.co/RV38RDePEH" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024