Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se do të vazhdojë edhe këtë vit organizimin e turneut tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”.
Turneu “Lah Nimani” do të jetë i 14-të me radhë, dhe do të zhvillohet më datat 21 dhe 22 maj në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell KosovaPress.
Peshimi i boksierëve do të bëhet me fillim nga ora 08:00 deri në ora 09:00, ndërsa gjysmëfinalja do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00, kurse të dielën do të zhvillohet finalja me fillim nga ora 12:00.
Më poshtë mund të gjeni gjyqtarët, delegatët dhe mjekun kujdestar të këtij turneu.
1.Agim Shala
2.Agim Tahiraj
4.Fadil Bekteshi
5.Visar Ibrahimi
7.Granit Qorri
8.Luan Krasniqi
Delegat
1.Sylejman Voca
Mjeku kujdestar
Agron Kamberi