Edhe dy aeroplanë të rinj për “Air Albania”
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Flotës së “Air Albania” do t’i shtohen edhe 2 avionë të tjerë “Airbus A320-200”. Avionët e rinj nuk do të merren nga aksioneri “Turkish Airlines”, por nga qiradhënësi “GA Telesis”.

Me dy “Airbus A320”, kompania e aviacionit me qendër në Tiranë blen për herë të parë makineri në tregun e hapur.

Sipas CH-Aviation.com, qiradhënësi ka gjithsej dhjetë Airbus A320-200. Pesë prej tyre janë në shërbim të “United Airlines” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë aktualisht presin për qiramarrës.

Nga këto, një A320 ishte e fundit në përdorim në “Onur Air” të falimentuar dhe ndodhet në Stamboll.

“Air Albania” fluturon kryesisht nga Tirana. Ndërkohë që nga aeroporti i Kukësit aktualisht ofrohen fluturime për në Bazel dhe Zyrih.

Në një datë të mëvonshme do të riaktivizohet edhe lidhja pa ndalesë me Stambollin.

Në korrik 2022, nga kryeqyteti i Shqipërisë do të shtohen linja të reja drejt Burgasit dhe Antalias.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025