E rëndë, vritet me thikë 15-vjeçari në Shkodër, policia jep detaje për krimin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Shkoderr
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. I mituri me iniciale E. Gj. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas policisë, 15-vjeçari është qëlluar me thikë, pas një debati për motive të dobëta.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë),  një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, raporton policia.

Autori nuk dihet ende se kush është, por po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. /Tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024