E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari kur hyri…
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
E rëndë në Berat, ishte duke punuar në arë me babanë, ndërron jetë 15-vjeçari kur hyri…
Tch
12/07/2026 - 15:38
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat t Shqipërisë.

Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për tu larë, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë, shkruan TCh, përcjell KosovaPress.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar, por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026