E rëndë, 70-vjeçari vret gruan në Prishtinë

E rëndë, 70-vjeçari vret gruan në Prishtinë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku burri 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.


Ajo ka bërë të ditur se burri 70 vjeç është vetëdorëzuar dhe se i njëjti ndodhet në mbajtje.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.  Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar  me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, ka thënë ajo.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.