E rëndë, 70-vjeçari vret gruan në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
shiriti-
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku burri 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se burri 70 vjeç është vetëdorëzuar dhe se i njëjti ndodhet në mbajtje.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën "Mark Isaku" në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.  Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar  me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, ka thënë ajo.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025