Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka hedhur poshtë akuzat e kryetarit aktual të kësaj komune Shqiprim Arifi, se ajo është një servile e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sinani në një intervistë për KosovaPress thotë se Arifi është kryetar në ikje, për të cilin shton se “duke e sulmuar Kosovën gjithmonë ka fshehur dështimin e tij”.
Ajo potencon se që nga marrja e mandatit nga Arifi, gjendja në Komunën e Preshevës është përkeqësuar.
Shqiprim Arifi më herët pati deklaruar se qeverisja e Ardita Sinanit u ka trashëguar disa problematika, të cilat kanë qenë edhe ligjore e më pas janë ballafaquar edhe në gjykata, teksa në një intervistë për KosovaPress, ai e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për përçarje të spektrit politik në Luginën e Preshevës.
Lidhur me këtë, Sinani thotë se akuzat e Arifit janë të pavërteta dhe të pabaza.
Ajo thotë se në proceset më të rëndësishme dhe vendimmarrëse për Kosovën, Arifi kritikon qeverinë dhe kryeministrin, e asnjëherë Beogradin zyrtar.
Këshilltarja politike e shefit ekzekutiv, Ardita Sinani thotë se lista me të cilën kishte garuar Arifi, bënte thirrje për bojkot e distancim nga Republika e Kosovës, e sipas saj asnjëherë ndaj asaj të Serbisë.
Sinani potencon se partitë politike në Luginë të Preshevës po veprojnë në kushte diskriminimi shtetëror dhe në gjendje të rëndë socio-ekonomike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.