Legjenda e Chelseat, Petr Cech pranon se klubi po jeton nga dita në ditë mes krizës së tyre të vazhdueshme me pronësinë, por mbetet me shpresë se ata do të jenë në gjendje ta përfundojnë garat në Evropë dhe Angli.
“Blutë” janë përfshirë në një mori sanksionesh kundër pronarit Roman Abramovich në lidhje me krizën Ukrainë-Rusi nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Duke parë situatën e krijuar, janë hedhur dyshime edhe mbi atë nëse klubi do të ia dal që t’i përfundojë të gjitha ndeshjet dhe në lidhje me këtë ka folur Petr Cech, i cili është i angazhuar si këshilltar teknik në klub. Ai ka pranuar se situata është e komplikuar dhe se as anëtarët e klubit nuk e kanë të qartë se çfarë i pret në të ardhmen e afërt.
“Duhet të pranojmë se jemi në një situatë që po e jetojmë nga dita në ditë. Nuk e kemi këtë në dorë. Bisedat po vazhdojnë nëse mund të operojmë, a mund ta përfundojmë sezonin, sepse është një situatë e vështirë”, tha ai për “Sky Sports”.
Situata e krijuar ka hedhur dyshime edhe mbi të ardhmen e lojtarëve e madhe edhe të trajnerit Thomas Tuchel, por rreth kësaj qështje nuk ka pranuar të flas Petr Cech.
Ndryshe, Chelsea mposhti Newcastle Unitedin në fundjavë dhe renditet i tretë në tabelën e Premier Ligës.