Procesi gjyqësor i nisur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. E përjavshmja “The Sunday Times” në një artikull të gjatë kushtuar këtij procesi të nisur në Hagë që me ngritjen e Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara lufte.
Duke iu referuar këtij procesi, “Sunday Times” sjell në vëmendje se ndërhyrja NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999, ishin një përgjigje kundrejt krimeve të luftës dhe mizorive serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e hidhur”, shkruan “The Sunday Times”.
Në këtë shkrim citohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai shprehet se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.
Në këtë intervistë për “The Sunday Times”, Kurti ngre edhe alarmin se procesi gjyqësor mund të bëjë që Serbinë të “rishkruajë historinë”.
“Unë mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.