Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Bukayo Saka ka nënshkruar kontratën e tij të re afatgjate me Arsenalin.
Pasi që kishin marrëveshje verbale që nga muaji shkurt, tani besohet se çdo gjë është nënshkruar dhe përmbyllur mes Sakas dhe Arsenalit, raporton KosovaPress.
Marrëveshja e re do ta mbajë Sakan te Arsenali deri në qershor të vitit 2028, ku ylli anglez do të vazhdojë qëndrimin në “Emirates” për pesë vitet e ardhshme.
Zyrtarizimi dhe komunikata nga klubi pritet të ndodhin shumë shpejtë, ku marrëveshja është arritur pas bisedimeve të gjata mes dy palëve.
Ky është lajm i mirë për “Topçinjtë”, pasi që klube të shumta ishin të interesuara në Sakan. Marrëveshja e kaluar e yllit anglez skadonte në vitin 2024.
Pas Ramsdale, Martinellit dhe Sakas, bisedimet po vazhdojnë për të rinovuar kontratat për William Saliban dhe Martin Odegaard.