Mason Greenwoodit i është zgjatur lirimi me kusht pas një seance gjyqësore të enjten, ka konfirmuar policia angleze.
Sulmuesi i Manchester United u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje më 30 janar.
Reprezentuesi anglez mbetet i pezulluar nga “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.
“Pas një seance dëgjimore dje, një 20-vjeçar i arrestuar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje të dielën më 30 janar 2022 mbetet në liri me kusht”, thuhet në një deklaratë të policisë
Mëngjesin e së dielës së 30 janarit të këtij viti, një video, regjistrime audio dhe foto u postuan në “Instagramin” e një vajze duke pretenduar se Greenwood e kishte sulmuar atë.
Profili i gruas në mediat sociale u bllokua më vonë, por përmbajtja e lartpërmendur u postua pastaj në platforma të tjera.