E dyshuara e pranoi se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në Dragash
Lexohet për: 3 min.
Policia-e-Kosovës-2021-4-2-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash e ka pranuar se ka kryer vrasjen duke përdorur mjete të ndryshme të forta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

Kështu, lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

Njoftimi i plotë;

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash  ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare  (S.D).  Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin  dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar  është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.  

Në ora  12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan,  pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka  shenja të  dhunës.  Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Sektori Rajonal  i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën  e viktimës  , të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958.

Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja.  Me urdhër të Prokurorit te rastit  e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Vepra penale është ri kualifikuar si vepër

“Vrasje e rëndë”.

Sektori Rajonal i  Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të martën se e ka arrestuar të dyshuaren për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024