E ardhmja e Giresses pritet të vendoset sot
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Duke se humbja e Kosovës nga Bjellorusia me rezultat 2-1 mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Alain Giresse.

Ai menjëherë pas ndeshjes deklaroi se do t’i duhet kohë për ta analizuar situatën dhe se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, por sot ai mund të shkarkohet.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi kishte deklaruar se qëllimi i Kosovës është kualifikimi në Kampionatin Evropian dhe se në të kundërtën, trajneri duhet të mbaj përgjegjësi.

https://kosovapress.com/admin/radha-e-kosoves-u21-sot-perballen-me-estonine/

Me humbjen nga Bjellorusia, Kosova i ka humbur pothuajse të gjitha gjasat për kualifikim, andaj KosovaPress mëson se drejtuesit e FFK-së do të diskutojnë sot për të ardhmen e Alain Giresse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024