Dyshohet se një e mitur u dhunua në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Policia jep detaje për plagosjen në Drenovc të Prishtinës
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që dyshohet të ketë ndodhur mesnatën e së dielës në Prishtinë. Raporti 24 orësh i policisë thotë se ky institucion në bashkëpunim me “prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive”.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit “viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

KosovaPress ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë por e njëjta nuk ka pranuar të flas lidhur me këtë çështje me arsyetimin se viktima është e mitur.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore thotë për KosovaPress se është trajtimi dhe parandalimi i rasteve të tilla është emergjent.

 “Nuk shohim efikasitet nga institucionet tona të sigurisë dhe shohim komplet pasiguri për vajzat e reja. Dhunimet ndodhin tek moshat 11 deri 14 vjeçare, më së shumti në Kosovë. Dhe kemi paralajmëruar dhe e kemi me emergjencë të trajtohen rastet, kemi thënë të ndërtohet edhe një hapësirë ku këto vajza mund të shkojnë, kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që kjo mos t’iu ndodh vajzave në qytet”, thotë ajo.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës duke thënë se ky rast “duhet të jetë thirrje urgjente për veprim nga të gjitha institucionet dhe shoqëria jonë”. 

“RrGK i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri dhe urgjencë, duke siguruar hetime të hollësishme dhe të shpejta për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndëshkimin maksimal të kryerësve, në përputhje me ligjin. Ky rast duhet të shërbejë si një paralajmërim i qartë për të gjithë, se dhuna ndaj të miturve nuk do të tolerohet kurrsesi, sikurse asnjë formë tjetër e dhunës”, thuhet në reagim.

Një tjetër rast dhunimi të hënën është raportuar në Pejë ku sipas Policisë së Kosovës një person i dyshuar është dërguar në mbajtje./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024