Dyshimet për keqpërdorim me vajin, arrestohen dy zyrtarë të MINT
Lexohet për: 1 min.
368512608_838825861139984_8713647074506484553_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, janë arrestuar gjatë aksionit që po vazhdon në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Policia ka marrë nga zyret e MINT disa dokumente si dëshmi me vete.

Ndërsa para pak minutash është afruar edhe një ekip tjetër i policisë brenda zyreve të MINT.

Përndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar Ridvan Muharremin në restorantin e tij “Buke e Zemër”, pas bastisjes që ka filluar në mëngjesin e ditës së sotme.

Zyrtarët policorë pas arrestimit të Muharremit nuk deshën të deklarohen për media.

Ndërkaq, ky arrestim i Ridvan Muharremit vjen si shkas i dyshimeve për keqpërdorim me rezervat shtetërore, specifikasht me incizimet për vajin.

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-ridvan-muharremi-i-perfshire-ne-rastin-e-rezervave-shteterore/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025