Përgjegjësi dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje, po kërkohet nga strehimorja e sigurisë së lartë. Pa kaluar as një vit nga dhunimi i dytë i 11-vjeçares, ajo dyshohet se është dhunuar për herë të tretë. Dyshimet janë se dhunimi ka ndodhur në këtë strehimore, që rehabiliton viktimat e trafikimit. Po e njëjta është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk dihet lokacioni i saj për çështje sigurie. E mitura nga Prishtina dyshohet se është dhunuar për herë të tretë nga një viktimë tjetër, e mitur. Ky rast është hapur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, e cila konfirmon se kanë pranuar kallëzim penal nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti thotë për KosovaPress, se nuk janë marrë me këtë rast, ani pse gjatë vitit të kaluar kanë kryer ekzaminimet.
Për rastin e 11-vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar për herë të tretë brenda strehimores së sigurisë së lartë, nuk ktheu përgjigje Ministria e Punëve të Brendshme.
Në lidhje me këtë nuk dha detaje as Policia e Kosovës.
As Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila është duke trajtuar rastin e 11-vjeçares, nuk pranoi që të japë informacione, duke thënë se rasti është në Prokurorinë në Gjakovë.
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon llogaridhënie dhe shkarkim të personave, të cilët kanë dështuar në mbikëqyrje të së miturës.
Në anën tjetër, ajo pohon se viktimat që trajtohen brenda qendrës shpesh ndihen të rrezikuara nga dhunuesi.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.