Dybala nuk garanton qëndrimin te Roma
Lexohet për: 2 min.
Dybala
1 vit më parë
Linku u kopjua

Paulo Dybala thotë se do të ketë kohë për të folur për të ardhmen, por gjithashtu siguroi se ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Romën dhe është me të vërtetë i lumtur.

Giallorossi kishin nevojë për një fitore kundër Spezias për të siguruar vendin e gjashtë dhe kualifikimin në Ligën e Evropës, kështu që argjentinasi kishte gjithë presionin mbi të kur mori përgjegjësinë për të gjuajtur një penallti të minutës së 90-të për rezultatin 2-1.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne po luftonim për një vend në Evropë, skuadra dha gjithçka që kishte dhe ne fituam”, tha Dybala për “DAZN”, përcjellë KosovaPress.

Dybala më pas u pyet nëse dëshiron të vazhdojë te Roma për një kohë të gjatë, veçanërisht me Mourinhon.

“Është e rëndësishme që ne ta shijojmë këtë moment, do të ketë kohë për të folur për të ardhmen. Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time”, theksoi Dybala.

Ekziston një klauzolë lirimi në marrëveshjen e Dybalas me vlerë vetëm 12 milionë euro për klubet jashtë Serisë A, por kjo mund të anulohet nëse paga e tij rritet nga 4.5 në 6 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025