Dybala i gatshëm për sfidën me Interin
Sport
Lexohet për: 1 min.
dybala
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Paulo Dybala është rikthyer në stërvitje me Romën pas rikuperimit nga një dëmtim muskulor dhe për këtë arsye është në rrugën e duhur për të startuar kundër Interit . “La Joya” nuk ka mundur të nisë një ndeshje që nga barazimi 1-1 i Europa League me Athletic Bilbaon më 26 shtator.

Problemet muskulare e detyruan argjentinasin që të mos udhëtojë në Monza për një tjetër barazim 1-1, duke e detyruar gjithashtu të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare me Argjentinën.

Megjithatë, “Sky Sport Italia” raporton se Dybala tashmë është rikthyer në stërvitje, pasi testet nuk treguan dëme të konsiderueshme, përcjellë KosovaPress.

Kjo do të thotë se ai duhet të jetë i disponueshëm për të filluar përballjen vendimtare të Serie A kundër Interit këtë fundjavë.

Deri më tani këtë sezon, ai ka kontribuar me një gol dhe zero asistime në shtatë ndeshje mes Serie A dhe Europa League.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024