Dy vite nga raportimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, 3124 të vdekur
Lexohet për: 1 min.
Klinika-Infektive-1-8
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një  20 vjeçare me shtetësi italiane dhe një shtetas i Kosovës ishin dy rastet e para të infektimit me COVID-19, dy vite më parë. Nga kjo pandemi kanë vdekur 3124 persona.

Kurse, sot Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thekson se ekipet e tyre janë duke vazhduar punën deri në përfundimin  e pandemisë.

Megjithatë që nga fillimi i vaksinimit anti-covid janë dhënë 1 milionë e 817 mijë e 255 qytetarë. Kurse me dozën e dytë janë imunizuar 818 mijë e 255 qytetarë, ndërsa me dozën e tretë dhe atë përforcuese janë vaksinuar 98 mijë e 577 qytetarë.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së

Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë!

Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025