Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani
AA
16/05/2026 - 16:46
Linku u kopjua

Dy persona humbën jetën të shtunën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë banimi të qytetit jugperëndimor të Limburgerhof, raportuan mediat lokale.

“Bazuar në hetimin e deritanishëm, dy personat që ndodheshin në aeroplan u vranë në aksident. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar”, tha zëdhënësi i policisë Thorsten Mischler, shkruan AA, përcjell KosovaPress.

Megjithatë, sipas transmetuesit publik SWR, të paktën një person tjetër u plagos.

Me sa duket, avioni shpërtheu në ajër rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale (09:30 GMT) mbi një zonë banimi në periferi të qytetit, tha SWR.

Dëshmitarët okularë raportuan se aeroplani kishte goditur një shtëpi. Sipas policisë, mbeturinat ranë në tokë "mbi një zonë të gjerë rreth vendit të rrëzimit".

Raportohet se një numër i madh i policisë dhe ndihmësve të emergjencës ndodhen në vendngjarje.

“Vendi i rrëzimit është rrethuar në një zonë të gjerë”, tha zëdhënësi i policisë.

Hetimi për shkakun e rrëzimit është duke vazhduar. Një helikopter policie filloi të bënte fotografi ajrore në mesditë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026