?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3,722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 931 qytetarë në Shqipëri.
Sipas MSHMS, rastet e konfirmuara janë në këto bashki: 374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Përrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç.
“Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.