Dy serbëve që u arrestuan për trazirat në veri u ndalohet për hyrja në Kosovë për tri vjet
Lexohet për: 1 min.
Gj-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy serbëve, të arrestuar për organizmin e trazirave në veri të vendit, u është ndaluar ndaluar hyrja në Kosovë për tri vjet.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Sinisha Jevtiqit dhe Ivan Sekuliqit u ka shqiptuar edhe dënim me nga gjashtë muaj burg, masë që është zëvendësuar me para.

Jevtiq dhe Sekuliq janë dënuar për dy vepra penale “ Pjesëmarrje në turmë” dhe “Huliganizëm”.

Ata e kanë pranuar dje fajësinë, derisa gjykata ka vendosur që dënimin me burgim ta zëvendësojë me gjobë prej 7 mijë eurosh për secilin.

Ndërsa, Sekuliqit i është shtuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” edhe një gjobë prej 2 mijë eurove.

https://kosovapress.com/admin/kancelari-scholz-kerkon-te-shtensionohet-situata-ne-veri-dhe-te-mbahen-zgjedhjet/
https://kosovapress.com/admin/dinosha-serbia-nuk-ka-ndryshuar-kosova-te-kete-unitet-politik-e-koordinim-me-ameriken/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-kerkohet-te-merren-parasysh-thirrjet-e-aleateve-per-depershkallezim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025