Dy nga tre policët e lënduar në një aksident në veri të vendit, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet të lirohen në shtëpi, ndërkaq trajtimin do ta vazhdojë aty njëri nga të lënduarit.
Kështu ka bërë të ditur ShSKUK përmes një njoftimi në të cilin thuhet se polici i cili do të vazhdojë të qëndrojë i hospitalizuar do t’i nënshtrohet një operacioni.
Në njoftim bëhet e ditur se njëri nga policët që është operuar në “në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme”.
Në këtë aksident janë përfshirë drejtuesi i automjetit zyrtar dhe shtatë pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit zyrtar të blinduar ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës.