Dy muaj nga sulmi në Banjskë: Ka hetime të mjaftueshme që t'i vendosën sanksione Serbisë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t'i vendosën sanksione Serbisë.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Kurti tha se ‘nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër’.

"Është e domosdoshme që dy muaj pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit ku u vra rreshteri është kohë më së e mjaftueshme qe të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione për këtë akt që cenoi sonvranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër", tha Kurti.

Ndërsa shtoi se më mes të dhjetorit bëhen 8 vjet prej Serbia nuk ka bërë përparim nën kapitullin 35 që dëshmon dëshirën për normalizim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024