Dy eksperte mjekoligjore po dëshmojnë në gjykimin kundër Pjetër Shalës
Lexohet për: 2 min.
deshmitaret-210823
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, me dëgjimin e dy dëshmitareve të thirrura nga avokati i viktimave. Psikolog Karin Dune-Prinsen dhe psikiater Cajenn Lozano Parra nga Instituti Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor po dëshmojnë për dëmin fizik dhe psikik që sipas tyre ka pësuar një prej viktimave të pretenduara në këtë çështje.

Në seancë publike ekspertet nga Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek po intervistohen nga mbrojtësi i viktimave, i cili në fillim të seancës i pyeti ato rreth punës që bëjnë.

Ato kanë deklaruar se e bëjnë diagnostikimin dhe trajtimin e personave që kanë përjetuar trauma, derisa kanë theksuar se kanë punuar për organizatën IMO (Organizatë jo qeveritare në Holandë e cila bënë vlerësime mjeko-ligjore të viktimave të pretenduara të torturës apo keqtrajtimet).

Ato kanë thënë e janë autore të një raporti që i është paraqitur turpit gjykues në këtë çështje gjyqësore.

Ato kanë pohuar se u është kërkuar të bëjnë një ekzaminim mjekoligjor për një person, të cilit në këtë seancë i janë referuar me TW401. Për të njëjtin, ato kanë thënë se e kanë përgatitur një raport.

Ndërsa një pjesë e intervistimit nga mbrojtësi i viktimave ka vazhduar në seancë të mbyllur për publikun.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj.

Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024