Dy aderime në NISMA, Limaj: Po na bashkohen intelektualë me ide të qarta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
limajj
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar dy aderime, Gëzim Ibrahimin dhe Ismet Hajdinin.

Me këtë rast, Limaj vlerësoi si lajm të jashtëzakonshëm këto aderime, derisa tha se Nismës Socialdemokrate po iu bashkohen njerëz intelektualë, veprimtarë e me ide të qarta.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë për zgjerimin e kësaj partie.

I aderuari, Ismet Hajdini përmendi dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e NISMA-së.

Hajdini tha se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Arsye tjetër, Hajdini tha se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Social Demokrate, Anamoravë ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, ish ministri Fatmir Matoshi, i cili tashmë ka aderuar në Nismën Social Demokrate tha se përgjatë muajve të fundit kanë ardhur në përfundim se ka ardhur koha për NS-në në rajonin e Anamoravës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024