Dvorak: Çekia mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik
Lexohet për: 2 min.
24.1.2024 ZKM (3)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, deklaroi sot gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, se vendi i tij mbështet Kosovën  në rrugën e integrimit të saj euro-atlantik.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks te mundësitë e avancimit të tyre.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Dvorak për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë.

Gjithashtu, Kurti shprehu mirënjohjen për Çekinë për mbështetjen e dhënë, përfshirë kontributin në mbrojtje dhe siguri përmes KFOR-it dhe EULEX-it, proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave.

Ai e njoftoi ministri çek Dvorak me zhvillimet e fundit, progresin demokratik të evidentuar edhe sipas raporteve ndërkombëtare, rritjen e shënuar në indikatorët ekonomikë, arritjet dhe politikat kryesore të qeverisë, dhe fushat me prioritet të këtij vitit, e të cilat reflektohen edhe në ndarjet buxhetore për 2024.

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak u shpreh i lumtur për vizitën dhe mikpritjen, sa edhe për ndryshimet dhe zhvillimin në vend nga koha kur shërbente në Kosovë.

Ndryshe, Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025