Duro: Duke dhënë shpirtin në fushë mund t’ia dalim
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Gjilanit Klodian Duro ka thënë se me përkushtim dhe qasje serioze, skuadra e tij mund t’ia dal që të kalojë tutje në Ligën e Konferencës duke e eliminuar skuadrën e Niederkomit nga Luksemburgu.

Në konferencë për media Duro ka theksuar se rol të madh në këtë sfidë do të luajë edhe mbështetja e madhe e tifozëve.

“Luajmë sërish përballë një kundërshtari të respektuar për të cilin flet vet historia në garat evropiane. Sigurisht kemi për të bërë akoma pasi vetëm gjysma e punës është kryer. Është një kundërshtar që kërkon respekt, por nuk kemi frikë. Kemi disa futbollistë të cilët nuk do jenë të gatshëm për këtë sfidë, por ne do të hyjmë të bindur dhe të përqendruar. Kemi planin tonë dhe duke qenë të koncentruar nga ajo që kërkojmë, besoj se duke dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë, do të kemi paraqitje dinjitoze. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve, pasi që këto sfida duhet kaluar të gjithë së bashku dhe nesër presim tifozët tanë në shkallët e stadiumit”., ka thënë Duro.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024