Zëvendësministri i MMPHI-së Hysen Durmishi në panelin për infrastrukturë, banim dhe mjedis të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se kanë ulur borxhet e shpronësimeve nga qeverisjet e kaluara.
Ai ka përmendur edhe problemin e mirëmbajtjes së rrugëve duke thënë se kanë ulur koston e shpenzimeve dhe kanë rritur numrin e rrugëve që mirëmbahen në nivel të vendit.
Duke folur rreth projekteve për ndërtimin e rrugëve Prishtinë-Mitrovicës dhe Prishtinë-Podujevë, zëvendësministri Durmishi tha se punimet pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti, përkatësisht deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Ai po ashtu bëri të ditur se janë duke bërë hartimin e projektit për zgjerimin e rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, ku janë diskutuar me këto komuna për të përcaktuar trasenë në mënyrë që të fillojë realizimi i këtij projekti segment pas segmenti vitin e ardhshëm.