Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se brenda javës do të përfundohet bypass-i në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, ku sipas tij do të ketë rrjedhje të pandërprerë të ujit. Ai nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plotë, veçse tregoi se fillimisht duhet të bëhen testet e gjendjes atje për tu vlerësuar dëmet.

Kështu u shpreh Durmishi pas vizitës në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku pas një sulmi terrorist u shpërthye kanali i ujit të Ibër-Lepencit.  

Zëvendësministri Hysen Durmishi tha se sanimi emergjent ka ndodhur me sukses.

Durmishi nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plot, veçse shtoi se do të vlerësohet dëmi i shkaktuar.

Kanali i ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, u dëmtua si pasojë e një shpërthimi terrorist mbrëmjen e 29 nëntorit. Institucionet e Kosovës kanë thënë se sulmi terrorist e kriminal vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025