Dukagjini arrin në Gjibraltar para ndeshjes së kthimit me Europan
Lexohet për: 1 min.
11-KF Dukagjini
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Dukagjinit ka arritur në Gjibraltar, ku do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës së Europas, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Dukagjini javën e kaluar e mposhti Europan me rezultat të ngushtë 2:1 si vendas në “Fadil Vokrri”, raporton KosovaPress.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku u nisën mbrëmë drejt Gjibraltarit, ndërsa kanë mbërritur sot.

Dukagjini debutoi në garat evropiane me fitore, ndërsa tani synon që të sigurojë kualifikimin tutje nesër si mysafirë i skuadrës nga Gjibraltari.

Nesër me fillim nga ora 17:00 skuadra e Dukagjinit e zhvillon ndeshjen si mysafire ndaj Europas në stadiumin “Victoria”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024