Dukagjin Lipa: Bileta e Prishtinës për “Sunny Hill Festival” e vlefshme në Tiranë
Lexohet për: 2 min.
Sunny-Hill-Festival-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

“Sunny Hill Festival” për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, ekipi i festivalit Sunny Hill”, shkruan Dukagjin Lipa në një postim në rrjetet sociale.

Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur.

Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.

Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez.

Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024