Duka për të ardhmen e Silvinjos: Për para, edhe Mancini e la Italinë
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk ka mundur të garantojë se trajneri brazilian Silvinjo do ta rinovojë kontratën për të vazhduar si trajner i Kombëtares Shqiptare.

Ai ka thënë se janë duke biseduar në këtë drejtim, por ka shtuar se nëse trajneri merr ndonjë ofertë shumë më të lartë nga ndonjë klub, atëherë edhe është i lirë të largohet.

“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas Evropianit. Ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se tani së shpejti do e finalizojmë. Ne kemi pasur biseda. Secili njeri mendon për veten e tij. Nëse i vjen një shifër marramendëse, edhe mund të shkojë. Kontrata është e përfunduar kur e firmos në letër. Gjasat që të rinovojë, sigurisht që është mbi 50%. Ne bëjmë aq sa mundemi për ta mbajtur, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Në karrigen time, duhet të mendosh të gjitha gjërat. Dëshira për ta pasur është aq e madhe, sa ia kemi bërë që në janar ofertën për rinovim. Pas kthimit në Shqipëri bëmë një festë të vogël me stafin. Sot Silvinjo iku të pushojë dhe do të rikthehet për të vendosur për të ardhmen. Do vendosim para se të përfundojë Evropiani. Do shkojmë ta shikojmë finalen bashkë. Nëse del një klub i La Ligës dhe i jep 5 milionë euro, e ka hallall. Mançini la Italinë për një ofertë të majme”, ka thënë Duka.

Shqipëria u eliminua nga Kampionati Evropian i futbollit pasi dështoi të kualifikohej nga grupi B, aty ku ishin pjesë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024