Duka mban sekret emrin e pasuesit të Sylvinhos, i diskutua me tre trajnerë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Duka mban sekret emrin e pasuesit të Sylvinhos, i diskutua me tre trajnerë
Trajneri brazilian Sylvinho nuk do të jetë më në krye të Kombëtares shqiptare, pasi aventura e tij me kuqezinjtë është mbyllur zyrtarisht pas takimit të zhvilluar të hënën me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Sipas informacioneve të siguruara nga KosovaPress, marrëveshja me teknikun brazilian është mbyllur dje pasdite, pas një dreke mes tij dhe Dukës, ku është vendosur edhe fundi i bashkëpunimit ndërmjet palëve.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe Federata Shqiptare e Futbollit ka diskutuar me tre kandidatë të ndryshëm për postin e trajnerit të ri të Kombëtares. Megjithatë, emri i përzgjedhur mbahet në sekret të plotë dhe, sipas të njëjtave burime, vetëm presidenti Duka e di se kush do të jetë pasuesi i Sylvinhos, ndërsa askush tjetër brenda FSHF-së nuk është informuar për vendimin final.
Ndwrsa FSHF pritet tw mbajw njw konferencw pwr media sot nga ora 10:00.
KosovaPress